Si të përgatisim, patatina në shtëpi

Si të përgatisim, patatina në shtëpi

23:03, 06/02/2018
A+ Aa A-

Përbërësit

patate

vaj luledielli per skuqje

kripë

piper/rigon/spec te kuq per shije

Qerojmë patatet shumë mirë duke mos lënë asnjë njollë jeshile ose syth të mbirë.

I lajme dhe i presim në feta sa më të holla të jetë e mundur me ndihmën e një thikë të mprehtë. I vendosim fetat e patateve në një tas me ujë të ftohtë për rreth 2 orë duke ja ndërruar ujin çdo 1 orë (pra dy herë gjithesej).

Kjo bën që patatet të lëshojnë niseshten e tepërt dhe të rezultojnë krokante.

I kullojmë dhe i thajmë shumë mirë me letra kuzhine ose një pecetë të pastër.

Skuqim nga 6-7 feta patatesh në vaj te bollshëm të nxehtë (në 190°C) për rreth 3 minuta, apo derisa të kenë marrë ngjyrë të artë.

I heqim nga vaji, i vendosim mbi disa letra kuzhine në mënyrë që të thithin vajin e tepërt dhe i rregullojmë me kripeë dhe erëza të ndryshme sipas dëshirës.

I konsumojmë vetëm pasi patatinat të jenë ftohur plotesisht në temperaturë ambjenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco