VIDEO/ Ëmbëlsirë spanjolle, si të gatuajmë krem katalan

VIDEO/ Ëmbëlsirë spanjolle, si të gatuajmë krem katalan

22:05, 06/02/2018
A+ Aa A-

Janë të shijshme dhe të mira. Jo vetëm gatimet shqiptare mund ti provoni, por edhe ato të huaj. Më poshtë po ju tregojmë se si të gatuajmë një ëmbëlsirë spanjolle, krem katalan.

Përbërësit

1 Litër qumësht

150 gram sheqer

50 gram sheqer integral

8 të verdha veze

20 gram miell

1 kanellë

1 lëvore limoni

Gatimi:

Hedhim qumështin në një tenxhere bashkë më lëkurën e limonit dhe copën e kanellës duke lënë një gotë mënjanë.

E çojmë drejt vlimit dhe sapo të marre valë, fikim zjarrin. E lëmë të pushojë për disa minuta me kapak të mbyllur ndërkohë që në një tas rrahim me ndihëm e një mikseri të verdhat e vezeve me sheqerin derisa të përftojmë një masë të fryrë dhe me ngjyrë të hapur.

Eliminojmë lëkurën e limonit dhe kanellën nga qumështi dhe shtojmë pak nga pak kremin e vezëve me sheqerin duke e përzierë mirë.

Së fundi, shtojmë edhe gotën e qumështit të ftohtë (që kishim hequr mënjanë) në të cilën kemi tretur miellin.

E vendosim të gjithë përbërjen në zjarr të ulet duke e përzierë gjatë të gjithë kohës derisa kremi të trashet. E ndajmë nëpër 6 tasa të cilat mund të futen edhe në furrë (porcelani) dhe e lëmë në temperaturë ambjenti derisa të ftohen plotësisht. Pas kësaj, i vendosim ne frigorifer për rreth 2 orë.

Ky është momenti me delikat, pasi kremi duhet të mbetet i ftohtë brenda.

Për këtë arsye, i vendosim tasat e porcelanit brenda një tave qelqi me ujë të akullt dhe vazhdojmë me proçedurën si më sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco