I tha burrit se e kishin përdhunuar, por ajo që u zbulua pas testit të ADN-së do ju trondisë

I tha burrit se e kishin përdhunuar, por ajo që u zbulua pas testit të ADN-së do ju trondisë

21:21, 12/12/2017
A+ Aa A-

Një histori e pazakontë po bën xhiron e internetit. Një grua e cila u përdhunua gjatë kohës që ishte e dehur, ia tregoi ngjarjen bashkëshortit të saj, por analiza e ADN-së zbuloi se autor i kësaj ngjarjeje kishte qenë pikërisht i shoqi.

Sipas mediave britanike mëngjesin e asaj nate, gruaja i tha bashkëshortit se dyshonte që ishte përdhunuar. Ky i fundit e nxiti atë që të kontaktonte policinë, por të dhënat e ADN-së treguan se përdhunuesi kishte qenë pikërisht bashkëshorti.

Çështja në fjalë shkoi në gjykatë dhe gjatë seancave u zbulua se çifti kishte patur një sherr, teksa ishin nisur për në shtëpinë e disa miqve të tyre. Për këtë arsye gruaja kishte dalë gjatë darkës dhe kishte pirë alkool në një bar.

Burri i saj kishte marrë një telefonatë dhe kishte shkuar për ta marrë.

Ai e kishte gjetur gruan në një stol, të pa ndërgjegjshme.

Duke qenë se ajo nuk kishte qenë e vetëdijshme për gjendjen e saj, veprimi i bashkëshortit u konsiderua përdhunim dhe ai u dënua me 7 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco