Përse ky fotograf ka mbi një milionë ndjekës?

Përse ky fotograf ka mbi një milionë ndjekës?

08:11, 24/11/2017
A+ Aa A-

Thonë se praktika të bën të përsosur, kështu që fotografi Jason M. Peterson duhet të jetë shumë afër këtij titulli deri më tani.

Gjate 25 vjetëve të kaluara, Peterson ka shkrepur fotografi bardhe e zi, duke i shtyrë vazhdimisht limitet e tij, dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme artistike i kanë sjellë një milion ndjekës në Instagram.

“Për mua, fotografitë që unë i bëj nuk kanë të bëjnë aspak me ngjyrat bardhë e zi”, tha Peterson për My Modern Met. “Po përpiqem t’i kap emocionet e njerëzve, ta bëj shikuesin të ndjejë diçka. Fotografitë bardhë e zi ndihmojnë të fokusohemi në atë emocion”.

Peterson është ekspert kur bëhet fjalë për nxjerrjen në pah të së bukurës në hije, luan me kënde dhe linja, ose thjesht e kompozon shkrepjen. Portfolio e tij ka një shumëllojshmëri të madhe fotografish, përfshirë peizazhe të qyteteve të mëdha dhe fotografi rrugësh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco