Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ A është Mercedes S-Class 2018, vetura më e mirë në botë? Shikojeni vetë

VIDEO/ A është Mercedes S-Class 2018, vetura më e mirë në botë? Shikojeni vetë

09:55, 22/11/2017
A+ Aa A-

Ikona e Mercedes-Benz është përditësuar tërësisht për MY2018, me teknologji të re dhe motorë të fuqishëm. Por, a është kjo e mjaftueshme për të shmangur sfiduesit tjerë në segmentin luksoz?

Kompania gjermane ka mbajtur ndryshimet vizuale në minimum, me dritat LED të ridizajnara, një grilë e re radiatori dhe parakolpi që janë dallimet kryesore. Ndërsa pjesa mekanike e përditësimit është një histori krejtësisht ndryshe.

Kjo për shkak se Mercedes-S Class 2018, është modeli i parë i kompanisë për të shfaqur gjashtë motorë të drejtpërdrejtë, si në benzinë po ashtu edhe naftë.

Motori me benzinë 3.0 litër mund të gjendet në modelet S 450 dhe S 500, duke prodhuar përkatësisht 367 kuaj fuqi dhe 435 kuaj fuqi.

Sa për njësinë me naftë 3.0 litra, shifrat janë 286 kuaj fuqi për S350d dhe 340 kuaj fuqi për S 400d. Te gjitha modelet përdorin transmetim automatik 9G-Tronic, përjashtim modelet V12.

Adaptimi i arkitekturës elektrike prej 48 volt e bën gjithashtu S-Class kompakte me një sërë tipash ndihmëse së shoferit, duke përfshirë një funksion gjysmë autonom.

Brendësia e bukur në makinë kombinon luksin dhe teknologjinë në një mënyrë shumë mbresëlënëse, duke shfaqur një palë ekranë të ri dixhital prej 12,3 inç që janë vendosur nën të njejtin panel xhami, ndërsa timoni i ri ofron një ergonomikë më të mirë në sajë të kontrolleve të ndjeshme ndaj prekjes.

Për shumë kënd Mercedes S-Class është automoboli më i mirë në botë, por a vlen kjo edhe për modelin e fundit? Le të zbulojmë se çfarë kanë për të thënë për këtë Carwow dhe Mat Watson.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco