Rrëfimi prekës i vajzës nga Laçi/ Mami ku je, pasi ike ti babi na ...

Rrëfimi prekës i vajzës nga Laçi/ Mami ku je, pasi ike ti babi na ...

20:13, 19/11/2017
A+ Aa A-

Pasi humbi ti ëmën nga një sëmundje e pashërueshme, një vajzë nga Laçi nuk pranon që një grua tjetër të martohet me të atin.  

“Ju lexoj gjithmonë, por kjo është hera e parë për mua që po ju shkruaj një letër.

Reflektoj gjithmonë nga gjërat që publikoni dhe nga mendimet e ndjekësve tuaj.

Jam një vajzë nga Laçi dhe kam humbur nënën time 1 vit më parë. Një sëmundje e pasherueshme na e mori, duke na tharë zemrën e shpirtin.

Në jemi trë fëmijë. Por në shtëpi me babin jetojmë vetëm unë dhe motra më e madhe.

Mami ime ishte vetëm 48 vjeçe kur iku, na la…

Trauma për mua është akoma shumë e madhe, e dhimbjen nuk jua përshkruaj dot. Zgjohem natën duke e thërritur: Mam, ku je? E do jepja jetën time që mamin ta shikoja edhe njëherë.

Por ajo që po na shkatërron tani akoma më fort shpirtërisht është një grua e re që ka hyrë në jetën e babait tonë.

Lidhja mes tyre nuk është asgjë zyrtare tani për tani, por ai ka nisur të shfaqet hapur me të.

Ne jetojmë në Tiranë dhe një ditë një shok shkolle që nuk ma kishte njohur nënën e nuk dinte që ajo kishte vdekur më takoi në një qendër tregtare dhe më tha: Ua sa kohë pa u parë??? Para gjysëm ore të pashë babain me mamin, babi nuk kishte rënë fare, po i njëjti “king” si gjithmonë!

Aty merrni me mend si u ndjeva. M’u mbushën sytë me lot sa nuk arrita dot prej turpit as t’i them që mami nuk jeton më.

Në pak javë kam humbur disa kilogramë. Motra e përjeton keq këtë lidhjen e babit, por jo sa unë.

Babi është 53 vjeç dhe hallat më thonë se ka të drejtë të bëjë jetën e tij, por mua më duket e papranueshme që pas 1 viti nga vdekja e mamit një tjetër femër të kapë krahun e tim eti.

Ndoshta do të thoni se jam pak egoiste, por tani thjesht nuk mund ta pranoj pranoj këtë gjë, është më e fortë se unë.

Babi më shmanget, e kam frikë se pas mamit po humbas edhe atë…Jam e hutuar, kam nevojë për ndihmë…”, shkruan ajo.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bora19/11/2017 23:00

E shkreta ajo qe ka ik kaq e re e zoti te dhent forc se jeta vazhdon moj goc.

Bora19/11/2017 22:39

E shkreta ajo qe ka ik kaq e re e zoti te dhent forc se jeta vazhdon moj goc.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco