Ja çfarë vjehrre jeni ose do të bëheni sipas shenjës së Horoskopit

Ja çfarë vjehrre jeni ose do të bëheni sipas shenjës së Horoskopit

18:12, 19/11/2017
A+ Aa A-

Yjet kanë ndikim në çdo fushë të jetës, madje edhe në llojin e vjehrrës që jeni apo do të jeni një ditë në të ardhmen. Mënyra sesi do të silleni apo do të veproni ndikohet pijesërisht prej tyre, prandaj mos humbni kohë e hidhuni një sy parashikimeve tona.

1.Dashi-Vjehrrë e drejtpërdrejtë: Vjehrrat e shenjës së Dashit e shprehin drejtpërdrejt atë që mendojnë, pavarësisht sesi mund ta interpretojë tjetri. Nga ana tjetër kur dikush ju hyn në zemër bëjnë gjithçka që ai,ajo të ndihet sa më mirë.

2.Demi-Vjehrrë e komunikueshme: Vjehrrat e shenjës së Demit janë të arsyeshme dhe komunikojnë për çdo gjë me pjesëtarin e ri të familjes. Janë të buta dhe tolerante, por nëse u bie në qafë nuk i kursejnë fjalët.                                                                       

3.Binjakët-Vjehrrë e përkujdesur.Vjehrrat e shenjës së Binjakëve janë tradicionale. Ato kujdesen për të përgatitur gatime të shijshme, u pëlqen të përkujdesen për shtëpinë dhe duan të rrethohen shpesh nga familjaret. Vjehrrat Binjakë janë tejet mbrojtëse,përpiqen maskimalisht që të vendosin paqen dhe të ruajnë ekuilibrat e harmonisë në familje.

4.Gaforrja-Vjehrre posesive: Vjehrrat e shenjës së Gaforres janë shumë posesive për fëmijët dhe mendojnë gjithmonë se ata kanë nevojë për të ashtu siç kishin kur ishin fëmijë. Ato e kanë disi te vështirë ambientimin me një pjesëtar të ri dhe duan një nuse/dhëndër të qetë e të matur që të mos ua “vjedhë” të voglin e tyre.

5.Luani-Vjehrre e ashpër: Vjehrrat e shenjës së Luanit i shohin me ashpërsi pjesëtarët e rinj. Ato kanë nevojë të dëgjojnë gjithmonë se kanë vendin e tyre në familje dhe që askush nuk mund t’ua zërë. Kur dikush mundohet t’i mbajë larg fëmijëve, ato bëhen të ‘’tmerrshme’’.

6.Virgjëresha-Vjehrrë e vëmendshme: Vjehrrat Virgjëresha duan të përkujdesen për gjithë familjen dhe tregohen të vëmendshme me çdo pjesëtar, te vjetër apo të ri. Janë shumë detajiste, duket sikur përpara se të marrësh djalin apo vajzën e tyre duhet të kalosh provimin me mamanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco