Totti regjistrohet në ‘shkollë’: Më duhet të mësoj tani që u bëra 40 vjeç

Totti regjistrohet në ‘shkollë’: Më duhet të mësoj tani që u bëra 40 vjeç

17:49, 19/09/2017

Francesco Totti prej dy muajsh ka filluar një karrierë të re, atë të drejtuesit te klubi i Romës. Por dëshira e ish-sulmuesit është që në një të ardhme jo shumë të largët të bëhet trajner i të rinjve.

Ndaj Totti është regjistruar në kursin UEFA B të Federatës Italiane për të marrë njohuritë kryesore që i duhen një trajneri për drejtimin në futbollin amator dhe kampionatet e të rinjve.

Sigurisht, kthimi në “shkollë”, nuk mund të kalonte pa një batutë nga ish-sulmuesi i cili është bërë i famshëm edhe me “barsoletat” që ka prodhuar duke qenë shpesh përfaqësuesi i denjë i stereotipit të futbollistit brilant në fushë, por jo edhe aq shumë kur bëhej fjalë për jetën jashtë saj.

“Më duhet të mësoj tani që u bëra 40 vjeç”, ishin fjalët e para me të cilat Totti është prezantuar para shokëve të tjerë të kursit, i shoqëruar me të qeshura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco