Fundjavë tersi për Kombëtaren shqiptare, Panucci merr lajmin e keq për dy lojtarë

Fundjavë tersi për Kombëtaren shqiptare, Panucci merr lajmin e keq për dy lojtarë

17:57, 17/09/2017

Cristian Panucci vazhdon të marrë lajme negative nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Sot janë dëmtuar dy lojtarë të tjerë të cilët në ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë me shumë mundësi do të luanin si titullarë.

Gjatë ndeshjes së Bundesligës mes Bajer Leverkusenit dhe Freiburgut, mesfushori Amir Abrashi la fushën e lojës në minutën e 28-të duke çaluar.

Gjatë një dyluftimi në mesfushë, futbollisti shqiptar u shtri në fushë dhe bëri me shenjë për t’u zëvendësuar pasi nuk mund të vazhdonte më. Shenjat e para tregojnë se mund të jetë një dëmtim i rëndë, por gjithçka do të mësohet më saktësisht pas kryerjes së analizave.

Ndërkohë edhe Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim i cili e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Beneventos për ndeshjen e sotme ndaj Napolit.

Mbrojtësi ka postuar një video në rrjetet sociale ku tregon se është duke bërë terapi për të kaluar dëmtimin. Edhe për të nuk dihet se sa mund të qëndrojë jashtë fushave.

Nëse Abrashit dhe Gjimshitit i shtojmë edhe Ajetin që u dëmtua dje, Balajn që ka disa kohë i dëmtuar, Kukelin, Roshin dhe Mavrajn që janë të pezulluar, kuptohet lehtësisht që kombëtarja shqiptare është në një emergjencë totale për futbollistë para dy ndeshjeve tepër të vështira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Lulu17/09/2017 18:07

Te q.... kombetaren shqiptare

Shto koment

Denonco