Inter gjatë verës bëri disa goditje në merkato, por gjithsesi drejtuesit dëshirojnë të shohin një ekip të kompletuar në të gjitha repartet, shkruan SYRI.net.
Sezoni i ri ka nisur mirë, me zikaltrit që së bashku me Juventusin dhe Napolin i kanë fituar të tre ndeshjet e para në Serie A.
Tashmë Spalleti duket se e ka sjellë skuadrën në vijë, por nevojiten përsëri përforcime, në mënyrë që Interi të ketë vazhdimësi.
Mediat italiane raportojnë se zikaltrit kanë shënjestruar yllin e Arsenalit, Mesut Ozil. Transferimi i gjermanit mund të jetë me kosto zero. Kjo pasi mesfushori është në vitin e fundit të kontratës me klubin londinez dhe Interi mund ta marrë verën e ardhshme si lojtar i lirë.
/SYRI.net/
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: