Vendim i papritur i La Ligas për gjyqtarin e ndeshjes Barcelona – Real Madrid

Vendim i papritur i La Ligas për gjyqtarin e ndeshjes Barcelona – Real Madrid

21:40, 16/08/2017

Federata e Futbollit të Spanjës ka marrë vendim të çuditshëm për gjyqtarin që ndau drejtësinë në ndeshjen e parë finale të Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit.

De Burgos Bengoetxea edhe pse bëri disa gabime amatore, nuk do të dënohet nga paraqitjen në ‘El Classico’.

Gabimi më i madh i Bengoetxea, ishte akordimi i penalltisë së Luis Suarez, që simuloi në zonën e Realit për ta fituar një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Lionel Messi.

De Burgos do të drejtojë ndeshje të La Ligas që në javën e dytë, kur do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Betis – Celta Vigo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco