VIDEO/ Skënderbeu marshon në Europa League, kualifikohet për turin e tretë

VIDEO/ Skënderbeu marshon në Europa League, kualifikohet për turin e tretë

21:52, 20/07/2017

Skënderbeu luajti në fushën e tij ndeshjen e kthimit kundër Kairat Almaty, e vlefshme për turin e dytë të Europa League, shkruan SYRI.net.

Takimi i parë kishte përfunduar në barazim 1-1, kështu që fitorja 2-0 në shtëpi i kualifikoi bardhekuqtë në turin e tretë europain.

Ka qenë një ndeshje dramatike, e cila u mbyll nga të dy ekipet me nga një lojtar më pak.

Në minutën e 16-të Skënderbeu ishte pranë golit. Marko Radas goditi nga e djathta e mesfushës së miqve duke hedhur një top mjaft të bukur në zonë, por Nimaga nuk arriti ta çonte topin në rrjetë fare pranë portës së Kairatit.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë vendësit më shumë mendojnë për mbrojtjen, duke arritur ta bëjnë më së miri detyrën. Me shifrat e bardha 0-0 mbyllet fraksioni i parë i lojës.

Në minutën e 50-të Sabien Lilaj kalon Skënderbeun në avantazh. Mesfushori i rrëmben topin mbrojtjes së Kairatit brenda zonës dhe pasi del përballë portierit, gjuan nga një pozicion jo i lehtë për të shënuar dhe gjen rrjetën.

Lilaj ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 85-të, por Skënderbeu nuk dekurajohet. Sebino Plaku në të 83’ realizon dhe golin e dytë, duke i dhënë sigurinë e kualifikimit ekipit të tij.

Edhe miqtë marrin karton të kuq dhe në minutat shtesë nuk ka më asnjë rrezik për të besuarit e Ilir Dajës, që korrin kualifikohen ndaj një ekipi mjaft të fortë dhe me buxhet rreth pesë herë më të lartë se klubi shqiptar./SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco