Ja sa përfiton Skënderbeu nëse kualifikohet në raundin 3-të

Ja sa përfiton Skënderbeu nëse kualifikohet në raundin 3-të

11:10, 20/07/2017

Sot në orën 20:00 Skënderbeu do të presë në Korçë skuadrën Kairat Almaty në ndeshjen e kthimit për turin e dytë kualifikues në Europa League.

Korçarët kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt raundit të 3-të të Europa League pasi barazuan 1-1 në transfertë përballë ‘yjeve’ të skuadrës nga Kazakistani, shkruan SYRI.net.

Nëse “ujqërit” do të mposhtin Kairat Almaty dhe do të arrijnë të kalojnë turin e dytë, atëherë do të përfitojnë 675 mijë euro.

Skënderbeu ka përfituar 215 mijë euro për pjesëmarrjen në raundin e parë të Europa Leagues,  por pasi u kualifikuan në raundin e dytë korçaret morën edhe 225 mijë euro të tjera.

Shpresat për tu kualifikuar në raundin tjetër janë rritur dhe për këtë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja pritet të përfitojë 235 mijë euro të tjera që në total përllogariten në më shumë se gjysmë milioni euro.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco