Ky është klubi ideal për Robert Lewandowskin

Ky është klubi ideal për Robert Lewandowskin

22:41, 27/06/2017

Bayern i Munich është vendi më i mirë për Robert Lewandowski, pavarësisht se ka pasur interesimin e klubeve më të mira të planetit, këmbëngul menaxheri i futbollistit.

Polaku është një nga qendërsulmuesit më të mirë në qarkullim dhe vazhdon të shënojë një mal me gola, si e tregojnë 43 golat e realizuar në sezonin e kaluar. Manchester United, Real Madrid dhe Chelsea janë disa klube që do ta mirëprisnin krahapur.

Manchester United kërkon një zëvendësues për Zlatan Ibrahimovic, Chelsea nuk ka më në planet e tij Diego Costa, ndërsa Real po merr masa për të zëvendësuar Alvaro Morata dhe ndoshta Cristiano Ronaldo.

Lewandowsi është ankuar se klubi nuk e mbështeti në garën e tij me Aubameyang për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman. Ai u la pushim në javën e fundit të kampionatit nga Ancelotti dhe ky vendim e ka tërbuar “bomberin”.

Megjithatë, Cesary Kucharski, menaxheri i futbollistit, mendon se “Allianz Arena” është vendi i duhur ku ai mund të arrijë majën. “Nuk dua të them asgjë më shumë për këtë temë, sepse çdo gjë që unë them përkthehet gabimisht në gjermanisht dhe e gjithë media sportive e analizon”, tha Kucharski.

“Gjithsesi unë jam mësuar me talashet që ka puna me Lewandowski. I di shqetësimet e tij, por si gjithmonë unë jam i mendimit se Bayern Munich është klubi ideal për ta ndihmuar në karrierën e tij. Mendimi im nuk ndryshon. Lewandowski duhet të qëndrojë te Bayern, për t’u bërë më i miri. Dje, sot dhe nesër ai mbetet shumë i lidhur me Bayern”, theksoi menaxheri i sulmuesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco