Vllaznia U-16 triumfon në Elbasan, shpallet kampione e vendit

Vllaznia U-16 triumfon në Elbasan, shpallet kampione e vendit

21:49, 27/06/2017

Një tjetër sukses për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ekipi U-16 i saj që merr pjesë në kampionatin e 17-vjeçarëve, pasi është shpallur pak kohë më parë kampion i Zonës së Veriut, sot pasdite është shpallur edhe kampion i Shqipërisë. Ky ka qenë verdikti i turit final të ndeshjeve që u zhvilluan në Elbasan.

Ky tur ka patur tre skuadra që kanë kërkuar titullin kampion, Vllaznia, Elbasani dhe Shkëndia e Durrësit. Ndeshjet kanë qenë triangolare dhe ekipi që do të grumbullonte pikë më shumë, do të shpallej kampion.

Në ndeshjen e parë, Vllaznia U-16 është përballur me Shkëndinë dhe ka fituar me rezultatin 2-1 falë golave të shënuar nga Barbullushi dhe Kerjota. Ndërkohë, kuqeblutë kanë fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Elbasanit, këtë herë me rezultatin 3-1.

Autorë të golave në këtë takim të fundit kanë qenë Amuli, Krymi dhe Kerjota.

Në fund të ndeshjeve është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupës. Në emër të FSHF-së ka qenë Hysen Zmijani që ia ka dorëzuar atë kapitenit të ekipit Sabah Kerjota kupën. Pas këtij momenti ka shpërthyer edhe festa në kampin shkodran.

Një sukses i merituar i të gjithë futbollistëve, trajnerëve Nefail Zhejani e Denis Zmijani, drejtuesve të Akademisë dhe atyre të klubit që i janë gjendur gjithnjë pranë dhe për këtë arsye, suksesi i sotëm i këtij ekipi merr edhe më shumë vlerë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco