Ultrasit e Botev Plodviv bojkotojnë sfidën me Partizanin

Ultrasit e Botev Plodviv bojkotojnë sfidën me Partizanin

16:49, 27/06/2017

Partizani do të luajë më 29 qershor kundër Botev Plovdiv në “Selman Stërmasi”, sfidën e parë të raundit të parë eliminator të Europa League.

Pak ditë më parë u tha se drejt Tiranës do të udhëtonin rreth 200 ultras të skuadrës bullgare, por deri mesditën e sotme kanë firmosur vetëm 6 tifozë që konfirmonin pjesëmarrjen në këtë transfertë.

Duke parë numrin e ulët të personave të interesuar, tifozët e Botev Plovdiv nuk do të udhëtojnë të organizuar, por ndoshta do të ketë një numër të vogël që do të ndjekin nga afër ekipin e tyre kundër Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco