Pipo Inzagi shuan shpresat e tifozëve kuqezi

Pipo Inzagi shuan shpresat e tifozëve kuqezi

21:33, 25/06/2017

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duhet të dorëzohet sa i përket dëshirës së tij për të pasur Filipo Inzagin në stolin e kombëtares shqiptare. Pavarësisht dëshirës së madhe të kreut të FSHF-së, ish-sulmuesi i Milanit nuk ka ndër mend të ulet në stolin e kuqezinjve.

Mediat italiane raportojnë se Inzagi ka qenë fillimisht i interesuar, por më pas, duke parë se bisedimet mes palëve nuk janë thelluar edhe aq shumë, ai ka preferuar që të kthejë një përgjigje negative.

Raportohet se Inzagi as nuk e ka diskutuar me Venecian këtë opsion, duke qenë i ndërgjegjshëm se mundësia e një marrëveshje me Shqipërinë ishte shumë e vogël, falë predispozitave me të cilat paraqitej FSHF-ja.

Ndaj ai do të vazhdojë të drejtojë Venecian në Serinë B, për të synuar një tjetër edicion pozitiv si ai i kaluari ku ngjiti këtë skuadër nga Lega Pro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco