FSHF reagon zyrtarisht: Ja kur emërohet trajneri i ri i Kombëtares

FSHF reagon zyrtarisht: Ja kur emërohet trajneri i ri i Kombëtares

12:35, 22/06/2017

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar se trajneri i ri do të emërohet brenda muajit korrik.

FSHF sqaron opinionin publik dhe sportdashës se po vlerëson kandidaturat e mundshme për zëvendësuesin e De Biasit.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

ZGJIDHET BRENDA MUAJIT KORRIK!

Federata e Futbollit kërkon të bëjë me dije të gjithë opinionin publik dhe sportdashës që ka nisur negociiatat për të vendosur më pas, në një moment oportun dhe të afërt, emërimin e trainerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi. Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proçes që kërkon kohën e duhur. FSHF ka nisur pikërisht me proçesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm. Ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar. Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco