FOTO/ Kalon testet mjekësore, Milani 'godet' me transfertën e parë

FOTO/ Kalon testet mjekësore, Milani 'godet' me transfertën e parë

10:47, 22/05/2017

Pronarët e rinj të Milanit gjatë merkatos së verës do të bëjnë transferta të mëdh duke afruar në skuadër lojtarë cilësorë të cilët do t’i garantojnë skuadrës kuqezi suksesin jo vetëm në Itali por edhe në Europë.

Ende pa u hapur dritarja e transferimeve, klubi kuqezi ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Villarealit, Mateo Musacchio.

Pas thashethemeve të ditëve të fundit, mëngjesin e sotëm qendërmbrojtësi me pasaportë italiane mbërriti në Milano për të kryer vizitat e zakonshme mjekësore që pastaj i japin dritën jeshile për nënshkrimin e kontratës me klubin kuqezi,shkruan “Sport Italia”, transmeton SYRI.net.

Sipas burimeve të “Sport Italia”, Musacchio do të firmosë një kontratë 4-vjeçarë nga e cila do të përfitojë plot 4 milionë euro në sezon.

/ SYRI.net /

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Muzak Myzeqari22/05/2017 15:12

    Musacchio's paternal grandparents were of Albanian origin, being Arbëreshë from the Portocannone community in lower Molise. The surname Musacchio originated from the Muzaka region in south-central Albania, and was widely used in the Albanian community in Italy.[11]

    Shto koment

    Denonco