Konfirmohet/ Agjenti: Ky është klubi i ardhshëm i Hysajt

Konfirmohet/ Agjenti: Ky është klubi i ardhshëm i Hysajt

14:45, 27/04/2017

Agjenti i Elseid Hysaj thotë se mbrojtësi shqiptar është dashuruar me Napolin dhe "nuk mund të largohet kurrë prej saj".

Në një intervistë për radion “Kiss Kiss Napoli”, Mario Giuffredi shprehu besnikërinë që klienti i tij ka ndaj Napolit, shkruan “Football-Iatalia”, transmeton SYRI.net.

“Hysaj është i dashuruar me Napolin dhe nuk largohet kurrë prej saj. Qyteti e ka mirëpritur me pasion të madh pasi ai është i qetë dhe ndihet si një qytetar napolitan. Nuk është rastësi që ai shpesh thotë se napolitanët dhe shqiptarët janë shumë të ngjashëm”, u shpreh ai.

Kujtojmë që kohët e fundit për Hysajn interesohej skuadra e Manchester United dhe Barcelonës të cilat kanë marrë një përgjigje definitive. / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco