Krasniqi: Marrim titullin nëse fitojmë ndaj Tiranës dhe Kukësit

Krasniqi: Marrim titullin nëse fitojmë ndaj Tiranës dhe Kukësit

13:46, 26/04/2017

Në prag të derbit kryeqytetas, Gëzim Krasniqi beson se Partizani do të fitojë ndaj Tiranës dhe Kukësit.

Në një deklaratë për mediat mbrojtësi nënvizon se nëse “Demat” arrijnë të marrin 6 pikë në këto dy sfida atëherë titulli kampion është vendosur në krahun e Partizanit, transmeton SYRI.net.

“Pothuajse jemi në fund të këtij sezoni, çdo ndeshje e dimë që është një finale, por derbi ka një rëndësi më të madhe, pasi fitoren e dëshirojnë më shumë se kurrë edhe tifozët. Jemi të përgatitur për këtë përballje dhe shpresojmë se do ta kalojmë me sukses. Ndaj Tiranës mendojmë vetëm fitoren, pasi nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër sepse do të na dëmtonte në objektivat që kemi ndaj them që vetëm fitorja do të na mbajë në garën për titull.”

Derbi apo trofeu, kjo në fakt është një pyetje për tifozët pasi për Krasniqin nuk ka dyshim, në përgjigje edhe një thumb për rivalët.

“Në këtë moment për ne më e rëndësishme është të fitojmë trofeun, por duhet të theksoj se në përballjet derbi vitet e fundit rezultatet kanë folur në favorin tonë. Për mendimin tim kjo ndeshje do të ketë vlerësimin tonë maksimal, pavarësisht pozitave në të cilat gjendet kundërshtari. Dua të kujtoj se në të njëjtat pozita Tirana ka qenë edhe para 3 vitesh dhe ne e humbëm derbin, ndaj pohoj se i kemi kushtuar rëndësinë maksimale këtij ballafaqimi. Ne luajmë për objektivin madhor fitimin e titullit ndërsa Tirana për mbijetesë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që të premten në orën 19:00 Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën e Partizanit. / SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco