Jo Kina! Scholes: Ja skuadra e ardhshme e Rooneyt

Jo Kina! Scholes: Ja skuadra e ardhshme e Rooneyt

10:45, 23/02/2017

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes ka këshilluar Wayne Rooneyn që t’i rezistojë tundimit financiar të Lindjes së Largët.

Në një prononcim për tabloidin britanik “The Sun”, Scholes ka nënvizuar se Amerika do të jetë vendi ideal për kapitenin e “Djajve të Kuq”, transmeton SYRI.net.

“Nëse Rooney ka vendosur të largohet le të shkojë në çdo vend tjetër por jo në Kinë. Lindjen e Largët unë nuk e shoh si vendin ideal për atë. Ai është një njeri familjar dhe mendoj se nuk duhet të bëjë këtë zgjedhje. Unë mendoj se Amerika do të jetë vendi i duhur për të gjithmonë nëse largohet nga Manchester United. Këtë bëri edhe Steven Gerrard, David Beckham dhe shumë ‘yje’ të tjerë. Jetesa për Rooneyn do të jetë më e mirë në Amerikë sesa në Kinë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që ditën e djeshme u përfol një transferim i mundshëm i Rooneyt te skuadra kineze e Tianjin Quanjian e cila ofron plot 1 milionë sterlina në javë për britanikun./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco