FOTO/ Tifozët e PSG motivojnë lojtarët, Realin e pret ‘ferri’ në Paris

FOTO/ Tifozët e PSG motivojnë lojtarët, Realin e pret ‘ferri’ në Paris

23:05, 23/02/2018

Një grup i tifozerisë ultras të Paris Saint-Germain janë takuar me disa prej lojtarëve kyç të skuadrës për t’i dhënë atyre një motivim më shumë në pritje të ndeshjes së kthimit të 1/8-ve të Champions League kundër Real Madrid.

Pjesëtarë të “Collectif Ultras Paris” kanë biseduar me kapitenin Thiago Silva, Dani Alves, Marquinhos dhe Kylian Mbappe në qendrën stërvitore të ekipit.

PSG ka një punë të madhe për të bërë, nëse do të kualifikohet në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube pas humbjes 3-1 të pësuar në ndeshjen e parë.

Tifozët i kanë siguruar atyre se atmosfera në stadium do të jetë e zjarrtë dhe se ata do të jenë gjatë gjithë kohës në mbështetje të skuadrës me synimin për ta bërë gjithçka më të vështirë për “Los Blancos”.

“Duam që madrilenët ta ndiejnë çfarë do të thotë të vish në Paris”, ka thënë një nga tifozët.

“Ftojmë të gjithë të vijnë në stadium më herët me fanellat dhe shallet e tyre dhe të krijojmë një koreografi të jashtëzakonshme për të motivuar lojtarët tanë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco