E jashtëzakonshme/ Shënohen 8 gola në sfidën Betis-Real Madrid, përmbysje e madhe

E jashtëzakonshme/ Shënohen 8 gola në sfidën Betis-Real Madrid, përmbysje e madhe

22:46, 18/02/2018

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi kundër Betisit në stadiumin “Benito Villamarin”, duke triumfuar me përmbysje 5-3.

Los Blancos e nisën mirë ndeshjen, Marco Asensio shënoi për 1-0 në minutën e 11-të. Vendasit përmbysën gjithçka në pak minuta.

Aissa Mandi 33’ dhe Nacho Fernandez (autogol 37’) realizuan për rezultatin e pjesës së parë 2-1.

Por, në pjesën e dytë, Reali luajti një sfidë krejtësisht ndryshe, gjithashtu duke hasur në vështirësi ndaj Betis, që shtyn Los Blancos të djersitin shumë fanellën për të marrë fitore.

Sergio Ramos barazoi 2-2 në minutën e 50-të, sërish Asensio e kaloi ekipin e Zidane në epërsi në minutën e 59’ kurse për rezultatin 4-2 realizoi Cristiano Ronaldo në minutën e 66’.

Vendasit deri në fund e rrezikuan shumë portën e Los Blancos, arritën të shënojnë vetëm edhe një gol. Sergio Leon shënoi në minutën e 85’të për rezultatin 4-3 kurse krejt në fund, Karim Benzema shënoi për 5-3.

Reali në këtë ndeshje e humbi Marcelon, ai u lëndua në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 45 pikëve dhe gjendet në vendin e katërt, 17 pikë më pak se Barcelona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco