Raundi i dytë, ja sa vota duhen për tu zgjedhur presidenti i FSHF-së

Raundi i dytë, ja sa vota duhen për tu zgjedhur presidenti i FSHF-së

12:36, 07/02/2018

Përfundon raundi i parë por asnjë kandidat nuk është shpallur fitues në garën për kreun e ri të FSHF-së.

Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, ka marrë 39 vota ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota. Ndërsa kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme

Gjatë raundit të parë nuk është zgjedhur fituesi që ka nevojë për 2/3-ën e votave të vlefshme.

Por si do të veprohet?

Pas një pushimi në mesditë organizatorët e Asamblesë do të përgatiten për raundin e dytë që për të zgjedhur presidentin mjafton shumica e thjeshtë (50%+1).

Nisur nga rezultati i votimit të parë, fituesi pothuajse dihet pasi Armand Duka është në avantazh të thellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco