Avokati i Neymar deklaratë surprizë, gëzohet Reali: Me PSG-në nuk kemi...

Avokati i Neymar deklaratë surprizë, gëzohet Reali: Me PSG-në nuk kemi...

14:35, 18/01/2018

Marcos Motta, një nga avokatët e Neymar, u intervistua të mërkurën në “Radio Globo” dhe zbuloi se në kontratën e brazilianit me PSG-në nuk ka asnjë klauzolë largimi nga klubi francez.

“Unë mund të garantoj se në kontratën e Neymar nuk ka asnjë klauzolë lirimi, as për objektivat, as për përfundimin e sezonit si golashënuesi më i mirë”.

Neymar, i cili e përfundoi këtë ndeshje me katër gola të shënuar, shkoi në dhomat e zhveshjes dukshëm i zemëruar. Ndërkohë, Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, ka fërkuar duart nga kjo situatë. Braziliani është një dëshirë e vjetër për drejtuesit e “Los Blancos”, të cilët nuk i kanë kursyer lavdet për të, duke u “ushqyer” edhe nga zemërimi i Cristiano Ronaldos… Motta, ekspert në të drejtën ndërkombëtare sportive, ishte avokati që shqyrtoi të gjitha kushtet e kontratës mes Neymar dhe PSG (ai ishte, gjithashtu, njeriu që mbikqyrte, me kërkesë të Neymar Sr, dokumentacionin e rinovimit të brazilianit me Barçën).

Vetë avokati zbuloi në “Radio Globo” se ndodhi në korrik, kur mori thirrjen e babait të lojtarit për të lexuar kushtet e kontratës me klubin francez: “Babai i Neymar më dërgoi një SMS në mes të korrikut, për të më thënë të shkoja menjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shikuar kontratat”. Më 3 gusht, Neymar u transferua zyrtarisht te PSG për 222 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco