Pogba tregon përse refuzoi Realin e Madridit: Nuk pendohem kurrë

Pogba tregon përse refuzoi Realin e Madridit: Nuk pendohem kurrë

18:38, 12/12/2017

Mesfushori francez Paul Pogba vendosi të kthehet në “Old Trafford” verën e vitit 2016, në vend që të linte Juventusin për Real Madridin.

Pogba e pranon se Real Madridi kishte bërë ofertë për të para se ai të kalonte te Manchester Unitedi për 105 milionë euro, por thotë se nuk pendohet pse zgjodhi kështu.

Francezi ishte ndër talentët më të kërkuar në botën e futbollit verën e atij viti, pasi kaloi katër vite shumë produktive në Itali me Juventusin.

Ai ka folur rreth transferimit të tij: “Të jem i sinqertë, Real Madridi erdhi tek unë dhe po mendoja të shkoja atje, por pastaj mendoja të shkoja në Manchester United, po ashtu. Por, gjithmonë e kam ndier në zemër. Zemra më ka thënë të kthehem këtu, s’e di pse. E bëra dhe nuk pendohem. Kurrë nuk pendohem për zgjedhjen time”, ka thënë Pogba.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco