VIDEO/ Seria A, Sampdoria poshtëron Juventusin

VIDEO/ Seria A, Sampdoria poshtëron Juventusin

17:03, 19/11/2017

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Serie A, kampionët i Italisë mposhten në transfertën me Sampdorian, shkruan SYRI.net.

Juventus humbet me rezultatin 3-2 ndaj Sampdorias, duke humbur terren me Napolin kryesues.

Pjesa e parë u myll pa gola, ndërsa në të dytën shpërthejnë dorianët. Fillmisht shënon Zapata në minutën e 52-të, ndërsa më pas në të  71’ Torreira dyfishon shifrat.

Goli që vulos disfatën e bardhezinjve shënohet nga Ferrari në minutën e 79-të.

“Zonja e Vjetër” kujtohet shumë vonë. Higuain në minutën e parë shtesë shënon golin e parë, teksa Dybala e pason me një tjetër në të 90+4’, por vetëm sa për të vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfide, 3-2.

Sampdoria me këtë fitore ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vend të gjashtë, por ka një ndeshje më pak.

Juventusi pëson humbjen e dytë në këtë kampionat, pas asaj me Lazion në fushën e vet.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco