Blerja e bujshme e PSG largohet drejt Kinës

Blerja e bujshme e PSG largohet drejt Kinës

14:37, 17/11/2017

Sulmuesi anësor, Hatem Ben Arfa pritet t’i japë fund aventurës së tij tek Paris Saint Germain.

Edhe pse erdhi në PSG me shumë bujë pas stinorit të mrekullueshëm te NICE, Ben Arfa nuk ka arritur të tregojë kualitetet e tij në ‘Parc De Princes’.

Anësori nuk ka qenë asnjëherë në planet e trajnerit Unay Emery dhe shumicën e ndeshjeve e ka ndjekur nga pankina.

Kontrata aktuale e lojtarit me klubin parisien skadon në verën e vitit 2018, por sipas medieve franceze PSG do t’ia shkëpusë kontratën në janar.

30-vjeçari do të mbetet në muajin janar futbollist i lirë dhe do të kërkojë një tjetër klub për ta vazhduar karrierën.

Është ish-skuadra e tij Newcastle United që ka shfaqur interesim për të por edhe West Ham United.

Gjithsesi lojtari ka disa oferta të mira financiare nga Kina por edhe nga SHBA ku Los Angeles Galaxy po e dëshiron me çdo kusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco