E jashtëzakonshme, Strakosha-Berisha më të mirë se Bufon-Donaruma

E jashtëzakonshme, Strakosha-Berisha më të mirë se Bufon-Donaruma

18:03, 19/10/2017

Thomas Strakosha është një nga portierët e momentit. Jo vetëm pritja e penalltisë ndaj Dybala, por edhe paraqitja e tij gjatë gjithë ndeshjes, apo edhe në ndeshjet e tjera me Lazion e kanë bërë atë që të lakohet si një nga gardianët që po shkëlqen në Serie A.

Së fundmi, në mediat italiane është publikuar një tjetër tabelë statistikore, e cila e nxjerr portierin e Kombëtares si gardianin më efektiv në Serinë A.

Në bazë të statistikave për pritjet që bën çdo portier në raport me goditjet që merr në kuadrat skuadra e tij, Thomas Strakosha është në krye të listës, duke “u lënë targën” të gjithë portierëve të tjerë.

Thomas Strakosha ka edhe një të dhënë statistikore që e rendit mes më të mirëve në rolin e tij sa i përket Serisë A. Në fakt, portieri shqiptar ndal një në çdo tri goditje në drejtim të portës, me një mesatare gati prej 33%. Pas tij vjen Puggoni i Sampdorias me një goditje të ndaluar në çdo 3.3 goditje në drejtim të kuadratit.

Gardiani tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, ka arritur të lërë pas tij në renditje portierin e Milanit, Donaruma dhe atë të Juventusit, Gianluiggi Bufon.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco