Prezantohet në Tiranë “ Rrjeti i grave Sipërmarrëse në Shqipëri”

Prezantohet në Tiranë “ Rrjeti i grave Sipërmarrëse në Shqipëri”

11:52, 08/11/2016
A+ Aa A-

Prezantohet në Tiranë “ Rrjeti i grave Sipërmarrëse në Shqipëri”Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri po organizojnë një seminar 2-ditor në Tiranë për gratë në biznes me temë “Sipërmarrëse të Suksesshme”.

“Sipërmarrëse të Suksesshme” është një program dinamik që u mundëson grave sipërmarrëse në mbarë botën të drejtojnë sipërmarrjen e tyre në mënyrë inovative, me përgjegjësi sociale dhe të qëndrueshme, bazuar në talentin individual të gruas sipërmarrëse.

“Të gjithë njerëzit në botë e kanë një talent, por shumica nuk e dinë çfarë talenti kanë. Edhe profesionistët dhe sipërmarrësit e mëdhenj shpesh nuk e njohin talentin e tyre. Përse jo? Përgjigjja është e thjeshtë: Nuk kemi mësuar ta shohim veten. Në shkollë mësojmë shumë për gjithçka që na rrethon (matematikë, gjeografi, gjuhë etj.). Por nuk na ka mësuar askush të studiojmë thesaret që mbajmë brenda vetes. Të paktën, kështu më ka ndodhur mua. M’u deshëm 42 vjet të zbuloja se cili qe talenti im” – tha Yvette Van Dok njëra nga trajneret hollandeze.

Në këtë seminar pjesëmarrëset mësuan për prezantimin e shkurtër të biznesit të tyre, për të cilin në Hollandë organizohen konkurse.

Zonja Karen Kammeraat tha, “Si sipërmarrës, keni hasur lloje të ndryshme personash të cilët ju është dashur t’i bindni. Klientë të mundshëm, punonjës banke, investitorë pa kontratë ose fqinjët. Kyçi është për ta bindur tjetrin dhe për ta detyruar të mbajë vesh është të kuptosh se cilit informacion i kushton ai ose ajo rëndësi. Të duhet t’i japësh përgjigje pyetjes që është gjithmonë në mendjen e dëgjuesit: “Çfarë fitoj unë?”. Gjithmonë përshtatjani prezantimin e shkurtër dëgjuesit.

Ky aktivitet u përshëndet në hapje nga zonja Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Shkëlqesia e Saj zonja Deëi van de Ëeerd, Ambasadore e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri.

Në këtë aktivitet u prezantua “Rrjeti i Grave Sipërmarrëse në Shqipëri”, i cili u themelua me qellimin e mire ti sherbeje komunitetit te grave ne biznes ne Shqiperi permes:

Organizimit te aktiviteve per fuqizimin e tyre
Lobimit e advokacise per ceshtje themelore qe shqetesojne biznesin ne Shqiperi
Te krijoje nje platformë per shkembime rajonale e nderkombetare
Të kryeje studime të ndryshme të cilat i shërbejnë ceshtjeve të ndryshme që shqetësojnë biznesin në tërësi e atë të grave ne vecanti.
Të shpërndajë informacion të vlefshëm për komunitetin e grave në biznes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco