'Alija dhe Musa do ta paguajnë shtrenjtë, që na shitën aq lirë!'

'Alija dhe Musa do ta paguajnë shtrenjtë, që na shitën aq lirë!'

01:19, 26/04/2017
A+ Aa A-

Komisioni Amerikan për letra me vlerë publikon se ish drejtorët e Maxhar Telekomit Eleg Shtraub dhe Andras Balog janë pajtuar që të paguajnë gjobë në të holla, ndërsa ndaj tyre është shqiptuar edhe dënim me ndalesë për kryerje të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme.

Për këtë zyrtari i Lëvizjes BESA, Emad Mehmeti ka shkruar: “Alija dhe Musa do ta paguajnë shtrenjtë, që na shitën aq lirë! Nëse mendoni se bëhet fjalë vetëm për 5 milionë euro, që flitet se Alija e Musa i kanë marrë dhe thjeshtë i kanë futur në xhep, e keni shumë gabim. Me këta e për këta pesë milionë është “shitur” interesi shqiptar në Maqedoni. Për këta pesë milionë në bashkëqevrisje me VMRO-në janë shtirur se nuk kanë parë vrasjen e Harun Aliut me shokë, Rasti i Kumanovës, për këta e mbase tjera 5 miliona është heshtur kur ka ndodhur Sopoti, Brodeci, Monstra, kur është shkruar Enciklopedia, kur u dogjën shqiptarët e Gjorçe Petrovit, e kur u ndërtua projekti “Skopje 2014”…
Por nëse mendoni se shqiptarët harrojnë, e keni prapë gabim. Alija dhe Musa së shpejti do ta paguajnë shumë shtrenjtë, që na shitën aq lirë!
Këtu është #BESA deri në dekriminalizimin e plotë të politikës, me formimin e një Gjykate Speciale. Ngase duhen gjykime speciale për të “gjykuar” specialë! Duhen reforma të thella me të pa inkriminuar politik, sepse reformat nuk bëhen me ata për të cilët fliten e përfliten milionat e zhvatura për rreth tyre”.

Ndryshe, mediat shkruajnë se Shtraub do të paguajë gjobë prej 250.000 dollarësh amerikan, ndërsa Balog shumën prej 150.000 dollarësh.
Dënimi vjen pas akuzave ndaj drejtorëve të Maxhar Telekomit, se politikanëve të Maqedonisë u kanë paguar ryshfet që të pengojnë konkurencën në treg, ka deklaruar Stefani Avakian, drejtor ekzekutiv i sektorit për hetime në Komisionin Amerikan për letra me vlerë.

Sipas dëshmitarëve, nga ryshfeti i Maxhar Telekomit kanë përfituar ish kryeministri Vllado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, edhe atë nga 2,5 milionë euro secili.

Pasi procesi në SHBA mori publicitet, edhe Prokuroria e Maqedonisë hapi lëndë për rastin “Maxhar Telekom”. Lëndën e ka kërkuar edhe Prokuroria Speciale Publike e Katica Janevës, por Këshilli i Prokurorëve deri tani nuk ia ka dorëzuar këtë rast. KY pranim nga ana e drejtorëve të Telekomit se kanë dhënë në ryshfet, duhet të lëvizë edhe organet gjyqësore në Maqedoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco