Lunaçek - Thaçit: Prano Demarkacionin aktual, kushti për heqjen e vizave

Lunaçek - Thaçit: Prano Demarkacionin aktual, kushti për heqjen e vizave

14:22, 31/10/2017
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk njeh marrëveshje të re për demarkacionin, ndërsa ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi që të mos e quajë mashtruese BE-në, për një marrëveshje të cilën e ka nënshkruar vetë.

Ajo ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza.

“Do të doja t’i bëja thirrje secilit tani në Kuvendin e Kosovës që të ecë përpara dhe ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi. E di që kryeministri i ri e ka emëruar një komision të ri, por topin e ka Kuvendi i Kosovës”.

“Duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kjo derë mund të ju mbyllet. Duhet ta bëni tani sepse ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve që të lëvizin lirshëm”.

“Ky është kusht për liberalizimin e vizave dhe Kosova ka pasur kufij të qartë me Shqipërinë e Maqedoninë, por jo me Serbinë dhe Malin e Zi”.

“Me Presidentin isha shumë e sinqertë sepse ai ka ngritur zërin, ku ka thënë se BE-ja i ka vënë në kurth me marrëveshjen. Unë i thashë që ju zoti Thaçi ishit ministër i Punëve të Jashtme, kur e nënshkruat atë, dhe i kam thënë se kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Kosova e ka ditur nga 2013, kurse fajësimi i BE-së është në kundërshtim të plotë, ai nuk ka të drejtë”.

“Ramush Haradinaj tani po përpiqet të gjejë rrugëdalje, por në BE e kemi të qartë marrëveshjen, e cila është nënshkruar. Mali i Zi e ka ratifikuar tashmë/Gazeta express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco