Rama: Ja ç'rezultat pati marrëveshja me Bashën, uroj ta vazhdojmë

Rama: Ja ç'rezultat pati marrëveshja me Bashën, uroj ta vazhdojmë

12:31, 27/08/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar mjaft marrëveshjen e 18 majit 2017 me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, sot në Asamblenë e PS.

Rama deklaroi se ajo marrëveshje dha fryte me rëndësi për shqiptarët, sidomos në çnjerrosjen e fenomenit të kanabisit dhe se ai uronte që “ta vazhdojmë atë që nisëm”.

"Mënyra e konfliktit parazgjedhor sesi u zgjidh për ne dhe opozitën duhet të na vlejë shumë, - tha Rama, -  për interesa dhe çështje kur të dyja palët kanë diç për të thënë. Është një potencial i pashfrytëzuar në funksion të vendit e qytetarëve dhe marrëveshja i hapi rrugën zgjedhjeve pak më të qeta, por edhe më pak të kushtueshme; nuk pati rënie konsumi dhe qytetarët u ndien të lehtësuar nga ankthi i fushatës. Po ashtu, ne gëzohemi bashkë me opozitën për çrrenjosjen përfundimtare të fenomenit të kanabisit deri në fund të këtij dhe s’ka problem, le ta konsiderojnë një fitore.

Unë uroj që me kryetarin e opozitës të vazhdojmë atë që nisëm, pavarësisht ndryshimeve thelbësore...", nënvizoi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/08/2017 12:45

Sigurisht që për ty ishte fitore e madhe, more tepsinë dhe timonin, Meta president, ndërsa Luli çelsat e kasht?s. Me një gur vrave 2 zogj. Me Lulbushën në opozitë ti do mbretërish për sa të kesh jetë. Mjerë Shqipëria dhe populli, por ti për ta nuk ERRU fare.

Shto koment

Denonco