Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Denoncimi i Dekanit të Faktultetit të Arteve Figurative, Ardian Isufi: Shtatorja e Skënderbeut në Hungari, një turp…

Denoncimi i Dekanit të Faktultetit të Arteve Figurative, Ardian Isufi: Shtatorja e Skënderbeut në Hungari, një turp…

10:05, 28/07/2017
A+ Aa A-

Shtatorja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastritoti Skënderbeu që do të vendoset në Hungari me sponsorizimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, është pa të thuash një turp artisitik kombëtar.

Shtatorja e Heroit është prezantuar në një postim në facebook nga Ambasada e Shqipërisë në Hungari, ndërsa autori saj është skultori hungarez Mihaly Gabor.

I pari që e ka denoncuar këtë skandal është dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Ardian Isufi i cili ndërsa paraqet foto e shtatores së heroit që është një turp artistik shkruan se “nuk kam pare ndonjehere Skenderbe me "impresionues ambig" por jo Shqiptar... padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!... fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo "menxyre artistike dhe historike nuk do zgjase me shume se tre dite" dhe do ta ngulin aty ku e kane paravendosur duke vazhduar te shtremberojne ne menyre konstante historine dhe kulturen tone, por ajo cfar me vjen keq eshte se pale ne kete rast behet edhe injoranca jone institucionale e zyrtareve tane "par excellence" qe i kemi derguar me taksat tona per te promovuar Shqiperine dhe po e "Ç'meritojne" me sukses te papare Shqiperine ne arenen nderkombetare!”.

Dekani Isufi vijon më tej denoncimin e tij ndëra shkruan se: “Do i beja me dije ketyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t'pakten ti sygjeronin Arkivat e Vatikanit ketij skulptorit hungarez per te analizuar fizionomine e Skenderbeut sepse aty ka me dhjetra gravura ku mund te interpretohej figura e Skenderbeut si Prinjes dhe Diplomat i Shqiptareve!”. 

Postimi i Ambasades se Shqiperise ne Hungari ku prezantohet shtatorja e Skenderbeut

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Katnari28/07/2017 10:45

    Hik mer k... , ne skena uj me pi ky ka hall skulpturash.

    Shto koment

    Denonco