Gara për kreun e opozitës, sherr dhe fyerje mes tre ish-deputeteve të PD

Gara për kreun e opozitës, sherr dhe fyerje mes tre ish-deputeteve të PD

12:30, 21/07/2017
A+ Aa A-

Tre deputetet e Partisë Demokratike Albina Deda, Arbjola Halimi dhe Liljana Elmazi, të cilat u lanë jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit, janë përplasur ashpër dje mes njëra-tjetrës.

 Deda është një nga zërat që mbështet kryetarin e ngrirë të PD-së Lulzim Basha, ndërsa nga ana tjetër Halimi është një nga zërat kundër Bashës.

Albina Deda shkruan:

“Sot perfundon fushata zgjedhore per kryetar te PD-se!

Nje muaj i shkelqyer elektoral i cili do reektoje gjate si risi politike. Dy kandidate nga me potencialet me alternativa e fjalor oksidental. Kjo ka terbuar çakejte e kulisave brenda e jashte forces tone politike. Nje ndarje e heshtur e me zhurme mes dy boteve, dy doktrinave e dy praktikave. U shtrua perfundimisht rruga e qarte ne PD e konkurimit te ndershem ku secili anetar ka vetem nje fuqi ideale:Voten. Por nje artileri primitive qe mbushet nga gryka si topat mesjetar te sulltanit nuk ka reshtur se gjuajturi fushaten tone dhe ne shenjester ishte zoti Basha pa perjashtuar dhe fyerje e presione pa fund per z.Selami i cili me qytetari e guxim konkuroi ne emer te vlerave te lirise per te cilat zaten dhe eshte krijuar PD-ja. Pas zgjedhjeve vjen gushti e me gushtin iken dhe vapa qe ka nxehur sulmuesit e sponsorizuar, atyre qe duket se ju tha uji ne aren e pertimit te pamerituar! Vetem demokratet e thjeshte qendrestare e ruajten freskine e qetesine. Kjo kurore lavdie kurre nuk hoqi dore dhe nuk e linçoi PD-ne prej 27 vitesh. Respekti eshte pak dhe mirenjohja i shoqerofte keta snike te vertete. Ata vetem ata dhe jo Lefteret e Lefteriet jane shtylla kurrizore e PDse. Te tjeret jane brumbuj, zvarranike qe zvarriten, zhaba kanalesh te zeza qe presin me padurim gjuetare per tju dhuruar kembet qe te fergohen ne tiganin e poshtersise.

Neser do heshtim e pasneser do votojme te lire duke shpresuar e punuar qe keshtu te votoje dhe gjithe Atdheu yne. Se demokracia nuk ka tjeter peshore dhe kandar pervec votes se lire. Atyre qe ne zgjedhje e sabotuan PD dhe zotin Basha, ketyre viktimave te zilise se vet do ju them se demokratet vertete humben nje pushtet por po tojne pushtetin e vlerave. Se demokratet jane lisa dhe ju veç gjethe verdhacuke qe shkelen nen kembe te destinuara per tu bere pleh. E ne perfundim me kujtohet nje thenje monumentale lozoke e Niçes e cila ju dhurohet si kostum morti politik me 22 korrik:”Edhe gjethet e thata bejne zhurme po ti shkelesh”. Ne fakt ju bete zhurme biles deri ne bezdi por prape gjethe te rena ngeleni pa fat per riciklim dhe pa lavdi” shkruan Deda.

Ndërsa Arbiola Halimi i shkruan: “E dashur Albine. Ne respekt te miqesise qe kemi do kisha dashur te heshtja. Mirepo gjuha e ashper dhe ofenduese qe u drejtohet te gjithe atyre qe nuk mendojne si ju, me shqetesoi thelle. Primitive eshte pikerisht kjo gjuhe. Njeriu i lire mund te zgjedhe te gjykoje si te doje, nuk ka perse kritikohet. Se kush eshte me demokrat kete do ta tregoje koha. Vetem se dicka do e them. Ata qe te duken ty sot si vigane, ndoshta nga vendi nga ai sheh, mund te jene brumbujt e vertete qe i rropen deri edhe kockat Partise Demokratike dhe nese kjo kushton per ta thene, pak rendesi ka. Njeriu frike ka vetem Zotin!”

Debatit i është bashkuar edhe deputetja tjetër e PD, Liljana Elmazi, i shkruan Arbjoles:

Liljana Elmazi: Arbjole, je perball me Edin e bandat e Cerrrikut ke respektin tim maksimal. Ne jemi pedagoge dhe sna dha Buke PD e as na e heq , por njeriu ka dinjitet e ne respekt per veten time ,une snund t’ i lepihem asjujt , pra as Lulit , ai eshte” borxhli’ ndaj nesh per fare kemi bere si deputete dhe vitet me pare! ndersa ne u kemi borxh demokrateve vlonjate, elbasanllinj e shqiptare pergjithesisht. Jam krenare qe kam perfaqesuar ata, edhe ti je ! Ne duam PD ! Kurre skemi qene ne pushtet as drejtore e as ministra. Ne ishim deputete te opozites dhe sbeme kurre kompromis me asnje e per asgje ! Partine nuk duhet ta leme ta marri peng askush, kushdo qofte ky, pra as kryetari as ish kryetari , as ish ministrat e askush. Ajo eshte e demokrateve te vertete! Rrofte PD e dhjetorit ,pa spiune ,sorroiste e hajdute !

Albina Deda: E dashur Arbjole! Nuk arrij ta kuptoj surprizimin dhe idhnimin tend deri ne palce nga opinioni im i cili nuk ka ndryshuar as para dhe as prapa kandidimit. Une e tille jam e vendosur dhe vendosmerine ma dikton geni. Asnje nuk me duket mbinjeri. Natyrisht qe pikpamjet e mia nuk ju pelqejne te gjitheve por nuk eshte as qellim te adaptohem me interesa e deshira qe nuk me pelqejne. Kam shkruar e do vazhdoj te shkruaj kunder atyre monstrave qe nga abuzimi i tyre shumvjecar me pushtetin u pasuruan dhe bene qe PD te katandiset ne pabesueshmeri publike. Ata sabotuan zgjedhjet dhe shiten per ego apo para shpirtin e tyre. Ty nuk te shoh ne ate kategori dhe as te mendoj. Eshte e drejta jote te mendosh ndryshe si dhe te nderpresesh miqesine tone por kujdes kur shkruan me mua si avokate e djallit…! Ata qe i kam permendur nominalisht jane gjalle zikisht ndonese te vdekur moralisht e politikisht ndaj le te pergjigjen vete. Une dhe familja ime kemi vetem nje shtepi politike dhe ajo eshte Partia Demokratike. Si kodet moderne dhe ato zakonore me obligojne ta dua e mbeshtes pa kushte shtepine time. E di qe mund te kete me te bukura, joshese, iluzive apo reale por geni nuk ma lejon tradhetine.

Arbjola Halimi: Une me gjuhen e kisha gjithsesi. Sa per avokate djalli vazhdon te jete cinizem, se sic e di une mbroj vetem drejtesine dhe respektin midis nesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Onkezmi22/07/2017 20:24

Une nuk jam partiak.Po me shqeteson Shqiperia,qe ju te mesiperm e doni partine me shume se vendi.Ju doni qe partia juaj te beje lufte civile,te shkurtoje numrin e njerezve te pafajshem si ne vitin -97-te...apo me plehrat si Topalli.Ruli.Patosi,qe jane kthyer ne pashallare.I vetmi qe me ka bere pershtypje kane qene qendrimi i Gjanes,dhe mendoj se ne PD-ne tuaj ka ende njerez me vlera dhe shqiptare te vertete...

Daj Jaku21/07/2017 17:18

Për herë të parë lexoj diçka nga Albina Deda. Mu duk si Elisa Spiropali e rradhës e PD që vjell vrer kundër EDramës. Çfarë tonesh triumfuese, sikur PD kishte fituar zgjedhjet në USA dhe jo siç e katandisi Luli i vocërr në një partiçkë. Me farsën e "fushatës së shkëkqyer" u rrëzuan jo vetëm gjethet e Niçes por edhe degët me gjithë trung dhe rrënjë.

Tani durres21/07/2017 16:53

Nuk hoqen dore nje here te vetme nga togfjaleshi ..yes sir...ose Po kryetar..vazhdoni e i beni fresk kryetarit se do ja shohim hajrin te gjithe bashke..lajini kembet e pijini ujin kryetarit se po e kthen pd ne ojq te tipit Mjaft..respekte per zonjat qe nuk lepihen pas .vijne shpejt zgjedhjet lokale ndoshta dhe atehere do thoni tja japim he nje shans se i ri eshte akoma..nuk keni turp qe as 45+27vjet nuk hoqet dore nga e bera tapet dhe te shkelurit me kembe e kryetareve?.

Shto koment

Denonco