Astrit Patozi shpal ‘Lëvizjen për Ringritjen e PD’, i bashkohen edhe 3 deputetë

Astrit Patozi shpal ‘Lëvizjen për Ringritjen e PD’, i bashkohen edhe 3 deputetë

19:45, 17/07/2017

Grupi i demokratëve kundër kryetarit të vetëngrirë Lulzim Basha, të cilët kanë nisur një lëvizje të re brenda PD kanë vijuar takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës.

Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode, Astrit Patozi.

Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korca shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.

“Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korcë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtjen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të drejtë. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Enver Hoxha18/07/2017 20:55

Me kujtohet qe ne kongresin e peste te PPSH, keshem nje "Levizje per Rindertimin e Partise Komuniste te Gjermanise ", suksese Patoz qe luan edhe bixhoz!

Pata-papa-bodi dhe gjerizi17/07/2017 23:07

Mu tamam korcen ke zgjedhur o zgjebs. Mu aty ku Edhe para ardhesi jot bamir topja shkon Cdo here per ta minuar pd se aty luhet me dhjetra vota per deputet. Ne hale Te qeneve do vesh ore fytyre kumarxhiu. Mere dhe imamin me tope dhe shkoni Te topja bamir. Pleher i ndyre.

Shaba17/07/2017 22:18

Vetem ti nuk ke as surrat dhe as moral dhe nuk mund ta ringresh PD-ne. Ate mund ta ringrene vetem demokratet e vertete, ish-studentet, ish-intelektualet e dhjetorit'90, ish-pronaret dhe ish te persekutuarit e vertete. Por jo hijenat, shushunjat, gjakepiresit dhe qumeshtpiresit e PD-se, ata qe e katandisen PD-ne ne kete derexhe.

nastradin 17/07/2017 21:30

e gjeti nastradini

krasasi tp17/07/2017 21:16

PD nuk ka vdekur z.Patosi sic thoni Ju, por e sigurt eshte qe po lengon ne shtrat.Receten ja ka plotesuar z.Rama ne 17-18 Korrik pa e vizituar, por sipas simptomave te dhena nga z.Basha.Shpresa e idhtareve te z.Basha eshte se pas 4 vjetesh z.Rama do i kthej reston z.Basha per te qeverisur Ai per 8 vjet Shqiperine,pas 8 vjetesh prap z.Rama derisa mosha te beje te pamundur ritualin qeverises dhe "pushteti" partiak te jete transferuar te Dafina per PD dhe te Zaho per PS.

cici17/07/2017 21:14

Edhe bamir topi keshtu e filloi , biles ai kishte nja 20 deputete ; po ku eshte tani partia e tij .?!

Shto koment