Regjistrimi i deputetëve në KQZ, vjen deklarata nga anëtarët e opozitës: Vendimet janë nul

Regjistrimi i deputetëve në KQZ, vjen deklarata nga anëtarët e opozitës: Vendimet janë nul

10:20, 01/05/2017
A+ Aa A-

Tre anëtarët e opozitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, duke hedhur akuza ndaj kreut të këtij institucioni Denar Biba, e duke u shprehur se veprimet e fundit të KQZ-së janë kundër ligjit.

Sipas anëtarëve të opozitë, Hysen Osmanaj, Klement Zguri dhe Vera Shtjefni vendimet e fundit të KQZ-së “janë qëndrime personale të kreut në kundërshtim më misionin e KQZ-së, si organi më i lartë shtetëror, i ngarkuar nga ligji zgjedhor për administrimin e zgjedhjeve, si edhe janë tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit të këtij organi”. 

Deklarata e plotë e 3 anëtarëve të opozitës në KQZ:

Tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), informojnë opinionin publik se deklaratat e KQZ të ditëve të fundit (datat 29 dhe 30 prill 2017) nuk përfaqësojnë asnjë vendimmarrje të KQZ. Ato janë qëndrime personale në kundërshtim më misionin e KQZ-së, si organi më i lartë shtetëror, i ngarkuar nga ligji zgjedhor për administrimin e zgjedhjeve, si edhe janë tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit të këtij organi. 

Fatkeqësisht në deklaratën e datës 29 Prill 2017, jashtë mbledhjes së KQZ dhe në tejkalim të çdo kompetence ligjore, në emër të KQZ, është bërë një interpretim subjektiv i nenit 67 të Kodit Zgjedhor, duke vendosur që “afati i regjistrimit të listave shumë emërore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 [...]  korrespondon me datën 29 prill 2017”, pavarësisht se në çdo përllogaritje kjo datë duhej të ishte 28 prill 2017, në mesnatë. Rrjedhimisht, çdo regjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm.

Në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, përmes një deklaratë të dytë (datë 30 prill 2017), kryetari i KQZ shpik norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhore/listave të kandidatëve, datën 3 maj 2017, kur dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh.

KQZ nuk mund të krijojë apo ndryshojë afatet ligjore zgjedhore që i ka caktuar Kodi Zgjedhor përmes deklaratave por duhet vetëm t’i zbatojë ato.

Shprehim shqetësim të thellë që këto qëndrime të përsëritura po komprometojnë misionin e KQZ duke i dhënë KQZ, një pozicion partizan, të anshëm, në shërbim të mazhorancës politike aktuale. Nëse vazhdohet me këto qëndrime KQZ rrezikon të dëmtojë rëndë procesin zgjedhor.

Hysen Osmanaj

Klement Zguri

Vera Shtjefni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Devolli01/05/2017 15:17

Ligjin në Shqipërinë e rilindjes e bën Maliqi, që në KQZ përfaqësohet nga një Daun, Partia Demokratike në strategjinë e saj për zgjedhje të Lira së pari duhet të tërheqë anëtarët e KQZ që të mos i përdorin për fasade

dikush01/05/2017 11:00

Puna me e mire qe mund te bejne keta tre antare te KQZ,, eshte dorheqja nga kjo shfaqje e ndyre e qendrimit te mazhorances politike. Derisa e kane refuzuar dhe e argumentojne qe vendimi eshte i nje anshem i Bibes dhe eshte ne shkelje te ligjit te zgjedhjeve, kodit zgjedhor te miratuar nga parlamenti, nuk kane se cfare te bejne me ne kete KQZ e duhet te largohen prej tij per te mos u shfrytezuar si fasade e ketij matrapazlleku te ndyre. Nuk ka as kohe qe keto shkelje flagrante ligjore te ndeshkohen nga Kolegji Zgjedhor apo Gjykata kushtetuese.Panorama politike e vitit te 27 te sistemit demokratik pluralist, eshte permbysur teresisht duke i perngjare vitit 1989. Ne Shqiperi eshte rivendosur pushteti bollshevik me moton "gjithe pushtetin sovjeteve" e perkthyer ne shqip, gjithe pushtetet ish partise se punes.

kaz01/05/2017 10:31

Shume mire , kqas i rrezon te gjitha listat e paraqitura , e nuk ka zgjedhje . Le te caktohet nje date e re .

Shto koment

Denonco