FOTO/ Fakte të reja për skandalin CEZ, burri i Avokates së Shtetit, avokati i kreut të kompanisë çeke

FOTO/ Fakte të reja për skandalin CEZ, burri i Avokates së Shtetit, avokati i kreut të kompanisë çeke

10:39, 09/02/2017
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera fakte mbi çështjen CEZ , që duket se komprometojnë qëndrimin e shtetit shqiptar në lidhje me zgjidhjen e konfliktit me kompaninë çeke dhe rolin që ka patur në këtë histori Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka.

Gazeta “Rilindja Demokratike” raporton se zyra që ka mbrojtur kompaninë në gjyqet që kjo e fundit ka pasur me shtetin shqiptar drejtohej nga Envi Hiçka, burri i avokates së shtetit, Alma Hiçka, e cila mbronte interesat e shtetit shqiptar. http://www.rd.al/2017/02/burri-i-avokates-se-shtetit-avokati-i-kompanise...

Sipas gazetës, bashkëshorti i saj Envi Hiçka ka qenë përfaqësues me të drejta të plota, i autorizuar nga administratori i CEZ Josef Hejsek, dhe e ka mbrojtur në gjyqet që kompania ka pasur me tatimet e Tiranës, dhe për çdo konflikt tjetër.

Në 6 dhjetor, Alma Hiçka u pyet për këtë çështje në Komisionin Hetimor për CEZ, por mohoi  të ishte në dijeni që bashkëshorti i saj të ishte avokat i kompanisë. Megjithatë gazeta thotë se emri i bashkëshortit të Alma Hiçkës del në vendimet e gjykatave, apo në çështjen gjyqësore mes DIA dhe CEZ.

Një ditë më parë në seancën e dytë dëgjimore në Komisionin Hetimor për këtë çështje ku Avokatja e Shtetit  ishte thirrur si dëshmitare iu shmang pyetjeve dhe u përfshi në një debat të tensionuar me  anëtarët e Komisionit.

Tonet u acaruan kur Spaho i kërkoi disa herë Avokates së Shtetit që të pushonte dhe të dëgjonte pyetjet, por ajo ka përsëritur vazhdimisht se po shkelin rregullat e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokatja e Shtetit, Ala Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta09/02/2017 17:43

dhe mburret ky pederasti yne se po ben shtet......jo mor pedo, ky nuk eshte shtet mbi baze ligjsh por eshte shtet mbi baze rregullash mafioze, ti ke bere shtetin me mafioz ne bote, ja ke kaluar edhe Italise se viteve 1916 - 22.......

Miku i Liut09/02/2017 17:26

Ky Envi Hicka eshte i biri i nje SIGURIMSI te thekur EdI Hicka dhe nipi i nje HETUESI SIGURIMS Riza Hicka I BURGOSUR edhe ne Zvicer si TRAFIKANT malli..... ja ketu kane perfunduar te tere nderkombetaret, o pika qe nuk i bie....FELLIQESIRA !

Shto koment

Denonco