Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zbulohet teksti i fshehur në Biblën më të vjetër të Anglisë, ja çfarë misteri fshihet në të

Zbulohet teksti i fshehur në Biblën më të vjetër të Anglisë, ja çfarë misteri fshihet në të

18:12, 01/10/2017
A+ Aa A-

Sot nuk mund të shkosh në një dhomë hoteli, pa gjetur një kopje të Biblës. I gjen praktikisht kudo, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Përkthimi i Biblës në anglisht ishte dikur një punë vdekjeprurëse, dhe në kohën kur Henry VIII nisi të rishkruajë shekuj të tërë besime fetare për t’i shkuar për shtat nevojave të tij, dhe i ishte futur seriozisht punës ta bënte vendin Protestant, të kishe një version të paautorizuar të Biblës mund të të sillte dënim me vdekje.

Në vitin 1535, nj version zyrtar dhe i autorizuar i Biblës u botua, bashkë me një hyrje nga vetë mbreti. Sot kanë mbetur vetëm shtatë kopje, dhe pothuaj pesë shekuj pasi librat dolën nga shtypshkronja, studiuesit kanë gjetur se njëra prej tyre ka një seri shënimesh të fshehura në skaje.

Teksti ishte fshehur nën copëza letre që ishin ngjitur në faqet origjinale të Biblës. Duke qenë se nuk ka patur mënyrë për të hequr letrën, pa e shkatërruar Biblën, historianët kërkuan ndihmë nga ekspertë të Universitetit të Mbretëreshës Meri.

Fotografitë me rezolucion të lartë të Biblës kalonin më pas përmes një programi kompjuterik që do të hiqte të gjithë tekstin dhe do të linte pas vetëm fjalët e shkruara. Disa prej shënimeve me shkrim dore ishin udhëzime që tregonin se cilat pjesë të Biblës duhej të lexoheshin në cilat ditë të vitit, dhe cilët vargje shoqëroheshin me secilin rast.

Shkruar në anglisiht, shënimet bazoheshin në informacioni e shkruar në Biblën e Madhe të Tomas Kromuellit, dhe duket si një përpjekje për të sjellë ceremonitë më të vjetra latine në linjë me urdhërat e rinj të monarkisë, që thoshte se ceremonitë fetare tani duhej që të kryheshin në anglisht.

Zbulimi i tekstit po ndihmon për të rishkruar historinë e Riformimit, duke treguar se sa proces gradual ishte ai. Por jo të gjithë shënimet ishin të një natyre fetare. /bota.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco