Statusi i Obamës i dyti më i pëlqyer i të gjitha kohërave

Statusi i Obamës i dyti më i pëlqyer i të gjitha kohërave

18:33, 15/08/2017
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Barack Obama ka cicërimën e dytë më të pëlqyeshme në platformën e mediave sociale.

Postimi i tij ishte në reagim ndaj një tubimi që ndodhi gjatë fundjavës, dhe në këtë kohë ka mbi 2.4 milionë pëlqime dhe mbi 1 milion shpërndarje.

“Askush nuk ka lindur duke urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij ose prejardhjes apo fesë së tij”, shkroi ish-presidenti. Citimi vjen nga autobiografia e Nelson Mandelës ““Long Walk to Freedom”.

Deri më tani, cicërima më e pëlqyeshme në mediat sociale ishte ajo e Ariana Grande’s, reagimi i saj ndaj sulmit terrorist që ndodhi gjatë koncertit të saj në Mançester. Kjo cicërimë ka 2.7 milionë pëlqime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco