Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ UFO-t 'pushtojnë' qiellin shqiptar? Çfarë janë këto drita misterioze në Tiranë, Berat dhe Vlorë

FOTO/ UFO-t 'pushtojnë' qiellin shqiptar? Çfarë janë këto drita misterioze në Tiranë, Berat dhe Vlorë

18:35, 03/08/2017
A+ Aa A-

Në një kohë kur në të katër anët e Shqipërisë kanë shpërthyer vatrat e zjarrit dhe kërkohet me ngulm ndërhyrja e zjarrfikësve nga toka dhe ajri, në qytetarët në zona të ndryshme të vendit kanë parë diçka të çuditshme në qiell.

Dy drita të shndritshme që ecin me shpejtësi marramendëse përkrah njëra tjetrës janë parë orët e para të mëngjesit si në Vlorë, Tiranë dhe Berat, të paktën nga këto vende kanë raportuar qytetarët për JOQ.

Para disa ditësh pranë JOQ kanë mbërritur disa pamje të një aktiviteti paranormal të një objekti që bënte dritë dhe lëvizte shpejt, por që për shkak se ishte natë nuk dallohej mirë se çfarë ishte.

Ndërkohë pamje të reja janë realizuar sot rreth orës 06:15 dhe siç mund ta shikoni është shumë e çuditshme.

‘Përshëndetje JOQ! Jo se kam besuar ndonjëherë te jashtokësorët por sot ne orën 5:25 te mëngjesit pranë mbikalimit te casa italia ne qiell kaluan dy drita te bardha paralel me njëra tjetrën dhe po shkonin ne drejtim te Krujës. Nuk e di se çfarë mund te ishin por ishin ne formën e pikës se ujit. Besoj se do i ketë pare dhe ndonjë tjetër”, ka shkruar qytetari nga Tirana.

Ndërsa një tjetër qytetar nga Vlora ka shkruar: Përshëndetje nga Vlora! Doja tu tregoja diçka qe s’mund ta besoni se është e vërtet por ka pak min qe ndodhi në qiell ne orën 05:25 Te këtij mëngjesi. Një diçka shumë me e madhe se yjet qe shkëputen natën erdhi nga bregdeti dhe shkoj drejt Lindjes nëse ne atë ore dikush ka qen duke udhëtuar jam i sigurt se e ka par këtë mrekulli. Mbasi e pash për 1 minutë u nda ne 2 pjesë dhe ecnin njëra mbas tjetrës”.

Por, nëse janë parë në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë, çfarë mund të thuhet në këtë rast?! Mbetet mister Megjithatë një qytetar nga Berati ka arritur t’i filmojë dhe t’i fotografojë shumë mirë dy objektet e çuditshme’.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    hason astronauti03/08/2017 19:57

    Injorant te pa gdhendur! A nuk keni degjuar se korrik gushit jane muajt e perseidave, perjudha kur meteoritet kalojne prane tokes, dhe nje pjes pershkojne atmosferen duke u ndezur!Boll me biznesin e UFO , nuk egzistojne!

    Shto koment

    Denonco