FOTO/ Çokollata, Droga e re që po i 'çmend' klubet e natës në Evropë

FOTO/ Çokollata, Droga e re që po i 'çmend' klubet e natës në Evropë

17:13, 01/06/2017
A+ Aa A-

Kakao e papërpunuar, përbërësi kryesor i çokollatës, është i njohur anë e mbanë botës për aplikime në gjëra të ndryshme, por tani aventurierët evropianë po e përdorin si substancë të sigurt dhe alternativë legale krahas drogave tjera.

Në klubet përgjatë Evropës Perëndimore, siç është Lucid, kishin qenë ndër të parët që kishin filluar ta nuhatnin këtë drogë për të arritur një lloj euforie.

Disa klube thonë se nuk është e pazakonshme që njerëzit blejnë mbi 5 paund brenda një nate.

Image

Siç është raportuar nga The Telegraph, komponentët aktiv në kakao i përmirësojnë nivelet e serotoninës dhe endorfinës në turinjtë tonë, duke i lënë njerëzit me ndjesi kënaqësie. Veç kësaj, një studim i vitit 2009 kishte zbuluar se kakao ka efekte qetësuese, të cilat e zvogëlojnë stresin dhe shtypjen e lartë të gjakut.

Kakao thuhet se e përmirëson edhe kapacitetin tonë mendor dhe kujtesën. Konsumimi i rregullt i çokollatës është ndërlidhur edhe me zvogëlimin e mundësisë për çmendurinë, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare etj.

Image

Thuhet se për të gjeneruar sasinë e barabartë të lirimit të endorfineve nga konsumimi i marijuanës, ju duhet të konsumoni rreth 25 paund çokollatë. Mbani mend se një çokollatë ka mesatarisht 40 për qind përbërje të kakaos. Prandaj është logjike të pohohet se çokollata mund ta përmirësojë gjendjen shpirtrore, edhe pse jo aq shumë.

Disave mund t’ju duket e çuditshme, por krahas ekstazisë, Mollyt, kokainës dhe drogave tjera të famshme argëtuese, është e drejtë të thuhet se kakao është alternativë më e sigurt se këto tjerat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco