Ja pse Kina është një nga shtete më të zhvilluara në teknologji, shihni çfarë kanë shpikur

Ja pse Kina është një nga shtete më të zhvilluara në teknologji, shihni çfarë kanë shpikur

16:15, 19/05/2017
A+ Aa A-

Janë të mirënjohura tashmë katër shpikjet e mëdha të Kinës së lashtë: busulla, baruti, letra dhe shtypshkrimi.

Por një sondazh i kohëve të fundit tregon se katër “homologë modernë” të këtyre shpikjeve janë bërë popullore në vendet përgjatë “Një brez, një rrugë”.

Sipas sondazhit të Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit, studentët nga 20 vende përgjatë “Një brez, një rrugë” kanë vlerësuar këto shpikje moderne në Kinë, të cilat janë: hekurudha e shpejtësisë së madhe, “Alipay”, aplikacionet për përdorimin e përbashkët të biçikletave dhe platformat e blerjeve në internet.

Vjet u bënë 1.5 miliardë udhëtime nga trenat me shpejtësi të madhe në Kinë.

Ndërkohë, Kina ka 450 milionë përdorues të “Alipay” dhe pothuajse 5 milion veta shfrytëzojnë aplikacionet për përdorimin e përbashkët të biçikletave.

Për sa i përket vëllimit të tregtisë në internet, vështirë se mund të gjendet ndonjë vend tjetër që të konkurrojë Kinën.

Me zbatimin e politikës së “daljes jashtë vendit”, këto teknologji po shkojnë edhe në vende të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco