Finlanda, vendi i parë në botë që i shpëton nxënësit nga lëndët shkollore

Finlanda, vendi i parë në botë që i shpëton nxënësit nga lëndët shkollore

21:53, 10/05/2017
A+ Aa A-

Sistemi i edukimit në Finlandë, konsiderohet si një nga më të mirët në botë. Ka qenë gjithmonë në dhjetëshen më të mirë. Sidoqoftë, autoritetet kanë vendosur të bëjnë ndryshime të tjera duke bërë revolucion me sistemin e tyre shkollor. Zyrtarët kërkojnë që të hiqen të gjitha lëndët nga kurikulumi. Nuk do të ketë më klasa fizike, kime, matematike, gjeografie etj…Kreu i deptartamentit të edukimit në Helsinki, Marjo Kyllonen, ka shpjeguar ndryshimet:

“Shkollat po i edukojnë fëmijët sipas mënyrave të vjetra. Një sistem i tillë kishte benefite vetëm në fillim të 1900-ës por sot janë interesa e nevoja të tjera. Duhet të bëjmë përshtatjet për shekullin XXI.”

Në vend të lëndëve të detyrueshme, nxënësit, pas moshës 16 vjeçare do të studiojnë fenomene dhe disiplina të ndryshme sipas interesave të tyre. Kjo ka qenë edhe ideja fillestare…Nxënësit duhet të vendosin vetë se për çfarë janë të interesuar. Askush nuk do të ketë nevojë të harxhojë gjithë energjitë për diçka që nuk do t’i hyjë askujt në punë, si formulat e pafundme të fizikës apo matematikës…”Për çfarë mund të më duhen këto njohuri”- pasi t’i kenë dhënë përgjigje kësaj pyetje, nxënësit do të vendosin nëse do të duan apo jo të zgjerojnë njohuritë rreth fushës së caktuar…

Përveç të tjerash, për shkak të ndryshimit, mësuesit do të kenë të gjithë rritje rroge!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zhuli qe ndricon11/05/2017 19:45

i "shpëton" nxënësit nga lëndët shkollore !!!!!! kjo teori qenka fiks fare sorosiane!!!!besoj se pote aplikohet ne shqiperi katnaria e futme ne qytet do te mesoje si bahet seksi ma mire e ma bukur.....sepse vetm kjo i interreson brezit te ri....cfare i duhen dokrra si matematika e fizka e qikshtu gjanash koti.!ah mor migjen sikur te ishe gjalle cfare poezish do kishe shkrujt...apo edhe ti kishe lidhje me sorosin?

toni11/05/2017 17:18

kjo eshte mese e vertete, une shkoj te bej shkollen e mesme profesionale per tu bere mekanik dhe mesoj kimi fizike etj budallalliqe dhe nuk bej lenden per te cilen kam hyre ne shkolle. ne fund dal pa asnje profesion sepse nuk kam bere asgje qe duhet te beja

Shto koment

Denonco