VIDEO /UFO-t pushtojnë qiellin e Arzonës, tashmë nuk ka më sekrete

VIDEO /UFO-t pushtojnë qiellin e Arzonës, tashmë nuk ka më sekrete

17:18, 16/04/2017
A+ Aa A-

Pamje të UFO-ve mbi shkretëtirën e Arizonës, janë parë me 4 prill 2017, duke lëvizur në qiell. Video është lansuar natën e djeshme, ndërkaq pamjet janë kapur nga një njeri i quajtur Maurisio Morales.

Fillimisht kur i kishte parë, Morales kishte menduar se ka zjarr në shkretëtirë, por më pas e kishte kuptuar se kjo nuk ishte normale.

Shtatë drita portokalli, të xhiruara përreth 15 minuta, qëndronin në atë vend, herë shfaqeshin dhe herë zhdukeshin.

Morales është shprehur se çfarëdo që të ishin, nuk kishte parë kurrë diçka të tillë në jetën e tij. Morales nuk ishte njeriu i vetëm që kishte parë këto drita në formë trekëndëshi.

Edhe njerëz të tjerë kanë xhiruar pamje të këtyre dritave të çuditshme. Vendi i Arizonës njihet për raste të tilla të jashtëzakonshme, si dhe për ‘shfaqje të ufo-ve’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco