Krijesat ailene po terrorizojnë peshkatarët

Krijesat ailene po terrorizojnë peshkatarët

16:50, 11/04/2017
A+ Aa A-

Që nga vitet 1990, anëtarët e ekuipazheve të anijeve japoneze në Antarktik kanë raportuar disa herë se kanë parë krijesa gjigante të akullit, të cilat ata i kanë quajtur “Ningen”.

Këto krijesa zakonisht përshkruhen si tepër të bardha, të gjata deri në 30 metra dhe deri diku të ngjashme me njerëzit edhe pse duket se ata nuk kanë tipare të fytyrës, e disa prej tyre raportohet se janë parë me bisht, apo flatra si të peshqve.

 Thashethemet e përhapura nga forumi japonez online “2channel” më pas tërhoqën vëmendjen e revistës “MU”, e cila merret me fenomenet paranormale, e cila më pas publikoi pamjet e bëra me “Google Maps”, ku shihet një krijesë e ngjashme me balenën në Atlantikun jugor.

Uebsajtet, si “Pink Tentacle” dhe “Mysterious Universe” kanë ofruar shumë teori rreth krijesave Ningen, por deri tani nuk është gjetur asgjë konkrete edhe pse ka pasur edhe video që kanë qarkulluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco