FOTO/ Ministri i Brendshëm dorëzohet në polici: Më gjobisni, por flisja me celular në makinë

FOTO/ Ministri i Brendshëm dorëzohet në polici: Më gjobisni, por flisja me celular në makinë

14:27, 21/03/2017
A+ Aa A-

Ministri australian i policisë Troi Grent është vetëdorëzuar në polici duke kërkuar që ta gjobisnin pasi kishte përdorur telefonin e tij teksa po drejtonte automjetin.

Një ministër australian tha për mediat vendase por dhe për autoritetet se nuk e kishte kuptuar që po shkelte ligjin në momentin që po bënte fotografi me telefon teksa drejtonte automjetin e tij.

Troi Grent, ndaloi automjetin e tij, bëri një fotografi dhe më pas e hodhi në Twitter pasi mbërriti në shtëpi. Pasi u lajmërua për shkeljen ligjore, Grent u vetëdorëzua në polici ku dhe u gjobit me 250 dollarë.

Grent u shpreh se ky rast duhet të shërbejë për të gjithë në mënyrë që të jetë e qartë që askush nuk është mbi ligjin as një ministër.

Ministri ishte duke fotografuar një automjet para tij i cili kishte ngarkuar një dele në bagazh. "Nuk e dija që ajo që po bëja ishte kundër ligjit u shpreh Grent për mediat. Ky është një leksion i vlefshëm për mua dhe shpresoj të jetë dhe për komunitetin.

Sipas ligjit drejtuesi i mjetit mund ta përdorë celularin vetëm në rast se automjeti ka ndaluar dhe nuk është i ndezur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco