Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

FOTO /Ja faktet që nuk i keni ditur për më të madhin e perëndive, Zeusin

FOTO /Ja faktet që nuk i keni ditur për më të madhin e perëndive, Zeusin

16:25, 18/02/2017
A+ Aa A-

Zeusi ishte biri i Kronosit dhe Rheas, më i vogli i vëllezërve dhe motrave, ndonëse ndonjëherë njihet si më i madhi, teksa të tjerët kërkonin të “villeshin” prej stomakut të Kronosit.

Zeusi shmangu gëlltitjen nga babai i tij, të cilit i ishte thënë se një prej fëmijëve të tij do ta përmbyste, kur Rhea e fshehu në një shpellë në Malin Ida në Kretë, dhe kërkoi ndihmë nga Gaia.

Sipas një tjetër legjende, Zeusi u rrit nga një dhi me emrin Amalthea, ndërkohë që një kompani ushtarësh kërcenin, thërrisnin dhe përplasnin shtizat e tyre tek mburojat për cdo natë, me qëllim që Kronosi të mos dëgjonte të qarat e fëmijës.

Zeusi e mposhti babanë dhe cliroi vëllezërit dhe motrat, që jetonin ende në stomakun e Kronosit.

Falë veprimit të tij dhe pas revoltës kundër babait, Zeusi u bë sundimtar i qiellit dhe tokës. Bashkë me Hadin (Zoti i nëntokës) dhe Poseidonin (Zoti i detit), Zeusi ndante sundimin e botës dhe u bë mbret i Olimpit.

Edhe pse njihet që shkaktonte rrufe dhe shkrepëtima, Zeusi ka qenë dikur Zot i shiut. Në një mënyrë apo një tjetër, ai ka qenë gjithmonë i lidhur me motin.

Ndoshta kjo shpjegon përse poeti legjendar grek, Homeri, besonte se qielli ndodhej në majën e Olimpit, mali më i lartë në Greqi dhe vendlindja logjike e një zoti të motit.

Fizikisht, Zeusi përshkruhet shpesh në art si një burrë i gjatë, i fortë dhe muskuloz, me një mjekërr të zezë ose të bardhë, dhe flokë të gjatë kacurrelë.

Bashkëshortja e tij, Hera ishte gjithashtu motra e tij. Megjithatë, Zeusi nuk ishte shumë besnik ndaj saj, dhe ai njihet për aventurat e shumta erotike. Këto marrëdhënie rezultuan në shumë fëmijë gjysmë perëndi dhe heronj, duke përfshirë Apollonin, Artemidën, Hermesin, Persefonin, Dionisin, Perseun, Minosin, Muzat, dhe Herakliun e madh.

Zeusi lindi Herakliun, heroin më të madh mitik i të gjithë kohërave, përmes mashtrimit. Ai u maskua vetë si Amfitrioni, bashkëshorti i Alkmenës, me qëllim që të bënte seks me të.

Shumë pak vetë e dinë se kur Zeusi u martua me Herën, ai tashmë ishte martuar dy herë. Pas luftës fitimtare kundër babait të tij, Zeusi u martua me Metisin, Titanen e mencurisë dhe bijë e Okeanosit dhe Tetit. Pas martesës me Metisin, Zeusi u martua me Temisën, Titanen e drejtësisë. Me të ai lindin Moiraen (Fatat), Horae (Orët) dhe Astraean.

Sipas Veprave dhe Ditëve të Hesiodit, Zeusi ishte një perëndi i shkujdesur që pëlqente të qeshte shumë. Ai shihet si i mencur, i drejtë, i mëshirshëm dhe i matur. Ai është gjithashtu i paparashikueshëm – askush nuk ishte në gjendje të hamendësonte vendimet që do të merrte.

Zeusi njihej gjithashtu për nervat; ai zemërohej shpejt, gjë që mund të bëhej shumë shkatërruese. Kur ishte i zemëruar, ai lëshonte rrufe dhe shkaktonte stuhi të fuqishme, të cilat bënin shumë dëme në tokë.

Ndoshta kjo shpjegon përse shërbyesit e tij njiheshin me emrat Forca dhe Dhuna.

Ndëshkimet e Zeusit ishin vërtetë të rëndë. Për shembull, kur Prometeu i vodhi zjarrin dhe ia dha njerëzve, ai e dënoi Prometeun që t’ia hante mëlcinë cdo ditë një shqiponjë gjigande.

Thuhet se Athinaja ka dalë nga koka e Zeusit. Ajo ishte fëmija e tij e preferuar, me të cilën ndante rrufenë dhe mburojën.

Tempulli i Zeusit të Olimpit është një tempull kolosal i rrënuar në qendër të Athinës, që i ishte dedikuar Zeusit. Ndërtimi filloi në shekullin e gjashtë para Krishtit, gjatë sundimit të tiranëve të Athinës, që parashikonin ndërtimin e tempullit më të madh të botës së lashtë. Kur u përfundua nën mbretërimin e perandorit romak Hadrianit në shekullin e dytë, ai u pranua si tempulli më i madh në Greqi si dhe një statujat më të mëdha të kultit të botës së lashtë.

Paraqitja e Zeusit si dem, në formën që ai mori kur përdhunoi Europan, gjenden në monedhën dy euro të Greqisë dhe në kartat e identitetit të Mbretërisë së Bashkuar për mbajtësit e vizave. Mary Beard, profesor i Klasikëve në Universitetin e Kembrixhit, e ka kritikuar si glorifikim të përdhunimit.

Sundimtari Seleucid Antioku IV Epifan ngriti një statujë për Zeusin në Tempullin e Judesë në Jeruzalem. Hebrenjtë e helenizuar e quanin këtë statujë Ba’al Shamen, që do të thotë “zot i qiellit”.

Zeusi identifikohej me perëndinë romake Jupiter dhe në imagjinatën klasike shoqërohej me disa perëndi, si egjiptiani Ammon dhe etrusku Tinia.

Ndonëse shumë prej vendeve të orakujve i dedikoheshin zakonisht Apollonit, heronjve apo perëndeshave të ndryshme si Temis, disa vende i dedikoheshin Zeusit. Përtej kësaj, disa orakuj të huaj, si ai i Ba’alsit në Heliopolis (Liban), shoqëroheshin me Zeusin në greqisht apo Jupiterin në latinisht.

Qendra kryesore ku të gjithë grekët mblidheshin për t’i bërë homazhe kryezotit ishte Olimpia. Festivali i tyre kishte dhe të famshmet Lojëra Olimpike, që mbaheshin përvit në nder të Zeusit.

Zeusi besonte në rëndësinë e mbajtjes së fjalës dhe ndëshkonte këdo që gënjente apo mashtronte të tjerët në biznes.

Zogu i tij i shenjtë ishte shqiponja e artë, që ai e mbante nën krah gjithë kohës. Ashtu si ai, shqiponja ishte simbol i forcës, kurajës dhe drejtësisë. Më vonë u bë një simbol i shquar që përdorej në Romën e lashtë, sidomos në standartin e një legjioni romak.

Që përpara Krishtërimit, Islamit, Judaizmit, Budizmit dhe feve të tjera globale, Zeusi ishte i pari që gëzonte famë dhe pranim mbarëbotëror. Falë mbretërive të lashta greke dhe perandorive, teksa Aleksandri i Madh ishte shembulli më i madh, Zeusi dhe feja e lashtë greke udhëtoi në shumë pjesë të botës që njihej atëherë. Me ngjitjen e Perandorisë Romake, që kish adoptuar fenë greke, Zeusi u bë perëndia i parë i lashtësisë që gëzonte adhurimin në shumë rajone të ndryshme të botës. /Në shqip nga bota.al.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco