Çfarë po ndodh?! Tërmeti fundos Everestin me disa metra

Çfarë po ndodh?! Tërmeti fundos Everestin me disa metra

02:57, 26/01/2017
A+ Aa A-

Mali më i lartë në botë mund të jetë fundosur me të paktën katër metra pas tërmetit të rënë në Nepal në vitin 2015.

Një grup shkencëtarësh prej 30 personash nga India kanë ngritur hipotezën dhe kanë vendosur që ta vërtetojnë, shkruan CNN.

Everest është matur në vitin 1959 nga qeveria Indiane dhe është 8848 metra, por me ndryshimet e fundit ka shkuar në 8844.

Njëri nga shkencëtarët Rao tha: "Matja e vërtetë zgjat vetëm disa ditë, por përgatitja mund të marrë diku deri në gjashtë muaj, pasi ne kemi për të monitoruar motit dhe për të marrë leje”, raporton Syri.net.

Një grup nga Kina ka tentuar që të bëjë matje në vitin 2005 por, zyrtarët e Nepal nuk e kanë lejuar diçka të tillë.

Rao shtoi se ka pasur biseda joformale me qeverinë e Nepalit por, po prêt që ta bëjë në mënyrë diplomatike. /Syri.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco